Veliaj shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës ish-krerët UÇK-së në Hagë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2026, 19:11 | Aktualitet

Nga sot, me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës.

Vendimi është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK.

Më 16 shtator Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe dënuan Thaçin e Krasniqin me nga 25 vite burg, Veselin me 18 vite dhe Selimin me 13 vite, kanë vijuar.

Ky vendim ka sjellë një sërë reagimesh nga Tirana dhe ndërkombëtarët, ndërsa që prej 16 shtatorit kanë vijuar protestat në Prishtinë.

Ndërkohë sot i Kosovës miratoi një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes deklaratës, Kuvendi u kërkon të gjitha institucioneve shtetërore të ndërmarrin veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare. Ai bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, me veprime juridike, institucionale dhe diplomatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos