Vihet nën kontroll zjarri i përmasave të mëdha në Dukat dhe malin e Çikës

Nga Edi Ruçi
22 Gusht 2026, 11:03 | Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri i përmasave të mëdha në

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu zonën e Dukatit dhe malin e Çikës është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Pavarësisht neutralizimit të flakëve, zjarrfikësit vijojnë punën në terren, në një zonë të vështirë malore, duke kontrolluar trungjet dhe drurët e mbetur të djegur, me qëllim shmangien e riaktivizimit të vatrave nga era dhe parandalimin e rindezjes së zjarrit.

Zjarri, i cili prej më shumë se dy ditësh përfshiu këtë zonë, dogji një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe pisha, ndërsa ndërhyrja e forcave në terren vijon për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm të rindezjes.

Vihet nën kontroll zjarri i përmasave të mëdha nëVihet nën kontroll zjarri i përmasave të mëdha në (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos