
Po vijon këtë të premte bojkoti i mësimit në Universitetin e Vlorës, ndërsa studentët pritet të protestojnë sot përpara godinës së rektoratit.
Protesta është njoftuar për orën 10:00. Ndërkohë, një pjesë e studentëve janë mbledhur nëpër auditore, në pritje të orarit të caktuar për t’u organizuar dhe për të nisur protestën.
Grumbullimi i tyre vjen në një kohë kur protestat e studentëve kanë vijuar prej disa ditësh, me përqendrim kryesor në Tiranë, por edhe me lëvizje në qytete të tjera të vendit.
(A2 Televizion)