
Një zjarr ka rënë pas mesnate në fshatin Lazarat.
Flakët u konstatuan në një fushë në afërsi të pompës së ujit, ndërsa zjarrfikësit e Gjirokastrës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët u vunë nën kontroll gjatë orëve të para të mëngjesit.
Zjarri u konstatua në afërsi të së njëjtës zonë ku ishte regjistruar një tjetër vatër zjarri tre ditë më parë.
Për këtë arsye, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ndërkohë, organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve. Nga zjarri nuk raportohet të ketë pasur dëme. (A2 Televizion)