Problematika në Vlorë, shitjet në trotuare të “produkteve ushqimore bio”

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
2 Shtator 2026, 12:13 | Aktualitet

Shitja e produkteve ushqimore në trotuare nga persona që i prodhojnë vetë në banesa, vijon të mbetet një problematikë që pavarësisht fushatave të ndërmarra nga institucionet, duket se vijon ende në rrugët dhe trotuaret e Vlorës.

Në fakt edhe vetë qytetarët japin arsye të ndryshme mbi këtë dukuri, ndërsa pranojnë pasigurinë në blerjen e këtyre produkteve, që rëndom quhen bio.

A2 u interesua edhe pranë institucioneve lokale që kanë për detyrë moslejimni e këtij lloj aktiviteti. 

Pavarësisht kontrolleve nga institucionet lokale duket se ky fenomen mund të parandalohet nga vetë qytetarët që të refuzojnë blerjet e produkteve të pakontrolluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos