Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 17-vjeçari

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 16:18 | Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem të Shkodrës.

Një automjet me drejtues një 50-vjeçar, me inicialet A. M., dyshohet se është përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, një 17-vjeçar ka humbur jetën. Personi tjetër, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos