Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

Nga Rigels Malile
21 Qershor 2026, 10:51 | Aktualitet

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Zenelaj, pranë varrezave.

Sipas informacioneve të A2 CNN, flakët përfshinë barishte dhe shkurre, ndërsa ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej drejt zonës së banuar.

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri u vu shpejt nën kontroll dhe u shua pa shkaktuar dëme të tjera.

Zjarr pranë varrezave të fshatit Zenelaj në Gjirokastër

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos