Piku i lëvizjeve në Durrës, mbi 20 mijë udhëtarë në port

Nga Elitjona Doko
15 Gusht 2026, 10:06 | Aktualitet

Piku i lëvizjeve në Durrës, mbi 20 mijë udhëtarë

10 tragete pritet të përpunohen vetëm sot në Portin e Durrësit, ndërsa mbi 20 mijë udhëtarë do të regjistrohen në këtë pikë kufitare përgjatë kësaj fundjave, ku shënohet dhe piku i lëvizjeve të pasagjerëve.

Burime nga kjo pikë kufitare bëjnë me dije për A2CNN se numri i pasagjerëve në hyrje do të jetë pothuajse i njëjtë me ata në dalje, duke u fokusuar në vijim te fluksi në dalje dhe kthimi i emigrantëve në vendet e tyre te punës, shkruan A2.

Në 10 ditët e para të gushtit janë regjistruar rreth 75 mijë pasagjerë në këtë pikë kufitare, ndërsa po punohet me kapacitet të plotë për përballimin e fluksit, ndërsa tragetet po operojnë me lundrime të dyfishuara nga e enjta në të diel të çdo jave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos