Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit, digjen rreth 3 hektarë

Nga Rigels Malile
8 Gusht 2026, 15:50 | Aktualitet

Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit,

Një zjarr ka rënë në një terren të vështirë, në kufirin ndërmjet fshatrave Golem dhe Progonat në qarkun e Gjirokastrës.

Bazuar në sinjalizimin e marrë nga AKMC, për një vatër zjarri ndërmjet fshatrave Golem dhe Progonat, drejt vendngjarjes u nis menjëherë një grup i shërbimit zjarrfikës.

Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit,

Me mbërritjen në vendngjarje, grupi zjarrfikës konstatoi se informacioni ishte i saktë. Vatra e zjarrit ndodhej në majë të malit, në kufirin ndarës ndërmjet dy fshatrave, në një terren tejet të vështirë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës së efektivëve zjarrfikës, u bë e mundur izolimi i vatrës dhe më pas shuarja e plotë e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Zjarri në terren të vështirë mes Golemit dhe Progonatit,

Nga zjarri u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh, me bimësi të ulët, shkurre dhe barishte.

Shërbimi zjarrfikës vijon të jetë në vend ngjarje për monitorimin e territorit për ndonjë riaktivizim të mundshëm. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos