Nis javën në rënie, euro zbret në minimumin e ri historik

Nga Marjo Brakaj
15 Qershor 2026, 15:00 | Ekonomi

Nis javën në rënie, euro zbret në minimumin e ri historik

Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie dhe ka zbritur në një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 94.89 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi Euro-Lek ka rënë me afërsisht 1.9% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 3.2%, shkruan A2.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se nisja e sezonit veror ka sjellë një rritje të kuptueshme të ofertës në tregun valutor. Kjo i ka forcuar akoma më shumë presionet për zhvlerësimin e Euros, që këtë vit kishin qenë të pranishme qysh në tremujorin e parë të vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos