
Sot në dekadën e katërt të tranzicionit. sytë shohin gjithnjë e më pak nga gjelbërim e të mbjellat. Si të ishte një përrallë nga e kaluara. toka që jepte jetë po përkulet nën peshën e braktisjes dhe harresës. Nga gati 46 mijë hektarë të mbjella me grurë në 2024-s. vitin e shkuar sipërfaqja me drithë u reduktua në rreth 39 mijë hektarë. Gati 7 mijë hektarë më pak në 1 vit.
Zef Gjeta, ekspert i bujqësisë, shprehet: “Ky është pasojë e shumë faktorëve: braktisja e tokës nga fermerët. mungesa e investimeve. dhe sfidat e rëndësishme ekonomike që përballen ata që duan të punojnë tokën”.
Gruri është vetëm maja e ajsbergut të rrënimit të bujqësisë shqiptare. Nga mbi 687 mijë hektarë tokë bujqësore në 2021-shin. sasia e mbjellë vjet ra në 678 mijë hektarë. Ajo që dikur ishte toka e bekimit.... sot po kthehet në një shkretëtirë, një paralajmërim i zymtë për të ardhmen e ushqimit dhe jetës rurale në Shqipëri.
“Nëse ky trend vazhdon. do tëpërballemi me pasoja shumë serioze ekonomike dhe sociale. pasi toka nuk është vetëm një burim prodhimi. por edhe baza e jetës për komunitetet rurale”, thotë Gjeta.
Shqipëria e pas viteve ’90 mori përsipër një tranzicion të vështirë nga ekonomia kolektiviste drejt një sistemi tregu të lirë. por rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë për tokën dhe bujqësinë.
Theodhor Kristuli, kryetar i Unionit Agroushqimor shprehet: “Trashëgimia komuniste la pasoja të thella në mënyrën se si përdoret toka. Po përballemi me një periudhë ku toka shpesh mbetet e braktisur. dhe pa politika të qarta për mbështetje të fermerëve dhe modernizim të bujqësisë. do të vazhdojmë të humbasim një nga pasuritë më të mëdha natyrore”.
Në rrugën drejt kësaj “rilindjeje” bujqësore. çdo hektar i shfrytëzuar. çdo fermer i ri i mbështetur. dhe çdo politikë e realizuar me përgjegjësi janë hapa kyç për të kthyer tokën shqiptare në një.
“Në këtë kontekst. tokat e braktisura dhe zbehja e prodhimit nuk janë vetëm shifra statistikore janë paralajmërim për një krizë të thellë në sigurinë ushqimore dhe mirëqenien e mijëra familjeve rurale. Për të ndaluar këtë rrëzim. nevojiten politika të qarta. investime të qëndrueshme dhe një vullnet i fortë për të rikthyer gjelbërimin dhe jetën në fushat shqiptare”, vijon Kristuli.
E vetmja kulturë bujqësore që njohu zgjerimin të lehtë vitin e shkuar ishin perimet. Sipërfaqja e mbjellë kryesisht me domate e speca u rrit me 204 hektarë. (A2 Televizion)