
Drejtori i Pergjithem i Policisë së Shtetit ka bërë me dije se për ngjarjen e Maliqit ku humbi jetën polici Enea Mekolli dhe u plagos rëndë Edison Adri, drejtoria e Standardeve ka filluar një hetim lidhur me mungesën e kërkesës për të përfshirë në këtë operacion forca më të specializuara si dhe ato të RENEA.
Nga ana tjetër, Skënder Hitaj shtoi se në operacionin për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Bracellari kanë marrë pjesë 40 forca policie përfshi këtu ato të Shqiponja, forca që sipas drejtorit para operacionit kanë bërë instrukrazhin e duhur, shkruan A2CNN.
Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit shtoi se arma e përdorur nga autori ka mundur të çajë veshjen antiplumb ndersa i pyetur nga gazetarët lidhur me personat e tjerë në kërkim të rrezikshëm në juglindje, ai ka shtuar se do të marrin një përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit (A2 Televizion)