49-vjeçari në Kukës lyen dyqanin me benzinë, neutralizohet nga policia

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 17:02 | Kronikë

49-vjeçari në Kukës lyen dyqanin me benzinë, neutralizohet

Policia në qytetin e Kukësit ka arritur të shmangë një ngjarje të rëndë e cila mund të shkaktonte dëme në njerëz, por edhe materiale.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 15:33, në lagjen nr. 2, në një dyqan të një kompanie celulare, shtetasi K. Sh., 49 vjeç ka derdhur një sasi benzine dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur neutralizimin e shtetasit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos