Gara për kreun e ri të SPAK, katër kandidatë në garë, KLP i kualifikon të gjithë

Nga Igli Çelmeta
20 Tetor 2025, 15:22 | Kronikë

Prokurorët Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj janë katër kandidatët zyratrë që janë kualifkuar nga KLP në garën për drejtuesin e ri të SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh këtë të hënë dhe miratoi listën me 4 kandidatë.

Sipas KLP, prokurorët e SPAK, Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj i plotësojnë kushtet për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme dhe emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën, shkruan A2 CNN. Miratimi i listës me 4 kandidatët në KLP është bërë me 10 vota pro. Në votim nuk mori pjesë vetëm anëtari Zeqir Hodaj. Hodaj u largua pak para votimit pasi sipas tij ka pasur shkrime në media se ai ndodhet në situatën e konfliktit të interesit sepse i biri është emëruar në BKH, nga një prej kandidatëve, Klodian Braho.

4 kandidatët pasi kaluan këtë fazë do të ftohen për t’u intervistuar nga KLP. Ata pritet t’i nënshtrohen një procesi të hapur përmes intervistave publike dhe vlerësimeve nga KLP, ku do të merret parasysh përvoja e tyre profesionale, integriteti, vizioni dhe aftësia për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend në 35 vite demokraci.

Kujtojmë që më 18 dhjetor, drejtuesit aktual të SPAK Altin Dumanit i mbaron mandati 3-vjeçar i drejtimit të Prokurorisë së Posaçme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos