Me dëmtime në fytyrë e trup, detaje nga plagosja me granatë e 49-vjeçarit në Pogradec

Nga Artin Halili
20 Tetor 2025, 13:35 | Kronikë

Me dëmtime në fytyrë e trup, detaje nga plagosja me granatë

A2 CNN ka zbuluar detaje të reja nga plagosja me granatë dore e 49-vjeçarit Gentian Yzellari në Pogradec. Mësohet se ai po merr trajtim në spitalin e Pogradecit me dëmtime në pjesë të trupit dhe fytyrës.

Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shikohet mundësia për ta transportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Me dëmtime në fytyrë e trup, detaje nga plagosja me granatë

Bëhet e ditur se 49-vjeçari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës ka aktivizuar një granatë dore e cila ndodhej nën tokë dhe më pas ka shpërthyer. A2 CNN raporton se dyshohet se granata i përket periudhës së luftës.

Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos