
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në bypass-in e Kaninës, ku janë përfshirë tre automjete, raporton A2CNN.
Si pasojë e përplasjes së fortë, mjetet janë përfshirë nga flakët, ndërsa një person ka ndërruar jetë. Deri në këto momente nuk ka ende të dhëna zyrtare për identitetin e viktimës.
Burime paraprake bëjnë me dije se tre persona të tjerë janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(A2 Televizion)