Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë një person

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 18:06 | Kronikë

Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë një person

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Strum–Roskovec.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:20, automjeti me drejtues shtetasin F. D. është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi B. C., si dhe me motomjetin që drejtohej nga K. H., 33 vjeç, banues në Strum, shkruan A2 CNN.

Nga përplasja e fortë ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos