Në pranga “polici” 20-vjeçar nga Kamza, i gjenden veshje të policisë së shtetit e një armë sportive

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 16:04 | Kronikë

Në pranga “polici” 20-vjeçar nga Kamza, i gjenden veshje

Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia, pasi mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit. I riu u ndalua nga patrulla e Komisariatit të Policisë Nr. 5, teksa lëvizte me një automjet tip “Mercedes-Benz” në bulevardin “Nënë Tereza”, i veshur me uniformë dhe stema policore të ngjashme me ato zyrtare.

Pas verifikimeve, rezultoi se shtetasi E. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, nuk ishte punonjës i Policisë së Shtetit, shkruan A2 CNN.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan:

·         4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara;

·         1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra;

·         një uniformë të plotë të Policisë së Shtetit;

·         16 stema dhe grada të ndryshme;

·         3 kapele me shenja të ngjashme me ato policore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për të zbuluar nëse 20-vjeçari ka qenë i përfshirë në veprimtari të tjera të paligjshme që lidhen me përdorimin e uniformës dhe pajisjeve policore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos