Vrasja me armë zjarri e 36-vjeçarit, familja hap dyert e mortit në Levan të Fierit

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 11:10 | Kronikë

Vrasja me armë zjarri e 36-vjeçarit, familja hap dyert e mortit

Dalan Alliaj, 36-vjeçari që mbeti viktimë e një sulmi me armë zjarri në fshatin Gjorm të Selenicës, do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se familja Alliaj ka hapur dyert e mortit në Levan të Fierit, ku edhe banonte viktima.

Të shokuar dhe me lot në sy banorë të Levanit pohojnë se Dalan Alliaj, baba i dy femijëve dhe pronar i një servisi automjetesh njihej si një njeri model, punëtor e korrekt.

“Fisi më punëtor në rruzull”, thotë një prej banorëve me lot në sy. Çdo gjë e kanë me djersë, ndërsa thekson se autorin nuk e njeh pasi banonte në Gjorm.

Autori Bertil Alliaj, kushëriri 32-vjeçar i viktimës dyshohet se e ka qëlluar për vdekje Dalanin me armë, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa gjatë marrjes në pyetje i arrestuari ka deklaruar se e ka kryer vrasjen “për një arsye të fortë” të cilën ka refuzuar ta zbulojë në këtë fazë të hetimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos