Edukimi ndryshe për të vegjlit, BE mbështet iniciativën: Fëmijët sot, ruajnë natyrën nesër

Nga A2 CNN
30 Tetor 2025, 15:14 | Kronikë

Në një kohë kur ekuilibrat ekologjikë po cenohen nga dora e njeriut, edukimi mjedisor po shihet si një nga hallkat më të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit. Dhe kjo, sipas ekspertëve të Pro Natyrës, duhet të nisë nga më të vegjlit, nga fëmijët.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, synon të rrisë edukimin e nxënësve në shkolla për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Projekti pilot do të aplikohet në tri rajone të vendit, shkruan A2 CNN.

Specialistët e Pro Natyrës theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit të popullatës shqiptare, veçanërisht të rinjve, për ruajtjen e mjedisit dhe kryesisht në menaxhimin e mbetjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos