
Apeli i GJKKO lë në fuqi masën "arrest me burg" në mungesë për Aleksandër Lahon, Rrumin, për vëllain e tij Vullnet Muça dhe shtetasin Vlash Brahja të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në tjetërsimin e tokave ne Gjirin e Lalzit.
Apeli i GJKKO konfirmoi masën "arrest në burg" edhe për Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist, Loer Kume. Ai akuzohet si pjesëmarrës në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës. (A2 Televizion)
