Aksident me vdekje në Kombinat

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 11:29 | Kronikë

Aksident me vdekje në Kombinat

A2 CNN mëson se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 61-vjeçari Ylmi Dedja, i cili ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur nga një kamion. Nga aksidenti është dëmtuar edhe një punonjës policie jashtë detyre.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.   

Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.      

Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos