Arrestohet trafikanti i armëve në Tufinë

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 11:06 | Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar të akuzuar për trafik armësh. Atij iu gjetën në makinë 3 armë zjarri, 2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake, shkruan A2 CNN.

“Në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të posedimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Barriera”. Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi L. M.,  48 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij.  Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posesonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”. Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 krehra me municion, automjetin që drejtonte shtetasi L. M. dhe celularin e tij”, tha policia. 

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos