Aksident me vdekje në Shijak

Nga Elitjona Doko
14 Mars 2024, 10:21 | Kronikë


Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje është regjistruar në Gjepalaj të Durrësit. Sipas burimeve nga policia, viktima është përplasur nga një makinë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinj dhe banorë të fshatit Gjepalaj.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin, ndërsa është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime drejtuesi i mjetit.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos