Aksident me vdekje në zonën e ish-Kënetës në Durrës

Nga A2 CNN
3 Maj 2026, 14:36 | Kronikë

Aksident me vdekje në zonën e ish-Kënetës në

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës. A2 CNN mëson bëhet fjalë për dy viktima, që dyshohet se janë fëmijë, por nuk janë konfirmuar ende nga policia.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos