
Policia e Vlorës ka arrestuar një 42-vjeçar si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të të riut dy ditë më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Picar, ku mbeti i plagosur 23-vjeçari Gj. I.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti për motive të dobëta degjeneroi në dhunë, ku 42-vjeçari banues në Lubonjë, ka goditi me thikë të riun. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia sekuestroi mjetin prerës të përdorur në ngjarje, ndërsa materialet iu referuan Prokuroria e Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”. (A2 Televizion)
