
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Otllakut, të Qarkut Berat.
Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori, Ardian Azemi, rreth 60 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një makinë në rrugën kryesore Berat-Otllak, shkruan A2.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që policia të sqarojë shkakun e aksidentit.
(A2 Televizion)