Apeli nuk liron Ilir Metën, nuk pranohet ankimi kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 10:48 | Kronikë

Apeli nuk liron Ilir Metën, nuk pranohet ankimi kundër vendimit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirim nga qelia, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg, raporton A2 CNN.

Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë e kishte rikthyer çështjen për rishqyrtim me datë 23 prill, por gjyqtarja Saida Dollani ka vendosur sërish kundër pretendimeve të mbrojtjes, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë që Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 për akuzat e korrupsionit në aferën CEZ-DIA, lobimit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos