Operacion si në filma, kapet "tregtari" i automatikëve

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 11:07 | Kronikë

Operacion si në filma, kapet "tregtari" i automatikëve

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar të cilit iu gjetën në makinë dy automatikë, raporton A2 CNN. Sipas autoriteteve, dyshohet që ai do t’i shiste armët.

Në videon e publikuar nga blutë e Tiranës, shihet se si ata e ndjekin të riun në rrugë, duke e survejuar edhe me dron.

Në një moment që duket si skenë filmi aksion, nga makina dalin efektivët e policisë dhe e arrestojnë në flagrancë 25-vjeçarin, në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos