Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, i plagosur drejtuesi i motorit

Nga Igli Çelmeta
26 Maj 2026, 12:52 | Kronikë

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, i plagosur drejtuesi i

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motor ka goditur nga pas një automjet, shkruan A2CNN.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në Spitalin e Lezhës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos