
Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Policia njofton se drejtuesi i një automjeti ka përplasur për vdekje një këmbësore. A2 CNN mëson se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Prende Lulaj 68-vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit Klemen Jakic është shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. L., 68 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja P. L. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia. (A2 Televizion)