Arrestohet Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja

Nga Igli Çelmeta
10 Dhjetor 2025, 09:45 | Kronikë

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, është arrestuar nga policia mëngjesin e të mërkurës, shkruan A2 CNN. Ai është pjesë e një grupi prej 7 personash të vënë në pranga pas një operacioni të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në zonën e Krujës dhe Niklës në orët e para të mëngjesit, ku janë ushtruar kontrolle në banesat e fisit Rraja.

Të arrestuarit

1-Marvin Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol Qaja

4-Gazmir Rraja

5-Perparim Rraja

6-Rexhep Rraja

7-Zamir Aliaj

Në total janë dhënë 14 masa sigurie. 4 persona janë shpallur në kërkim: Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku. Ndërsa 3 persona të tjerë, Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, janë në burg për vepra të tjera penale dhe u është komunikuar masa e sigurisë.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos