Aksident në Fier, makina përplaset me motomjetin, një person përfundon në spital

Nga Çaku Tafa
11 Maj 2026, 12:29 | Kronikë

Aksident në Fier, makina përplaset me motomjetin, një person

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në unazën jugore të qytetit të Fierit, ku një motomjet është përplasur me një automjet tip “Peugeot”.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore, shkruan A2CNN.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos