Aksident në tunelin e Llogarasë, përplasen dy automjete, bllokohet qarkullimi

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 18:14 | Kronikë

Aksident në tunelin e Llogarasë, përplasen dy automjete,

Një aksident është regjistruar brenda Tuneli i Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në tunel është bllokuar për një periudhë kohe, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse për të menaxhuar situatën.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar rëndë apo humbje jete.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos