Aksioni i ri në Tiranë, kush zë me makinë korsinë e autobusëve, i hiqet mjeti me karrotrec

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 15:13 | Kronikë

Aksioni i ri në Tiranë, kush zë me makinë korsinë e

Këtë të hënë Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur një aksion duke intensifikuar kontrollet për të garantuar lëvizjen e lirë të autobusëve urbanë.

Në terren kanë qenë vetë drejtuesja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe shefi i Komisariatit Nr. 2 Ermal Kenaci, shkruan A2 CNN.

Gjatë operacionit në terren, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec, ndërsa drejtuesit janë sensibilizuar për respektimin e korsive të transportit publik.

Sipas Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit qëllimi i këtyre masave është përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet, ulja e vonesave në transportin publik dhe rritja e sigurisë rrugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos