Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

Nga Armand Bajrami
3 Nëntor 2025, 13:47 | Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

GJKKO deklaroi të fajshëm ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja dhe e dënoi me 3 vjet burg për akuzën e "tregimit të sekretit shtetëror", "përkrahje të autorit të krimit", "korrupsion në zgjedhje".

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 2 vjet heqje lirie.

I bashkëpandehuri i tij, Altin Hajri, u dënua në mungesë me një vendim përfundimtar prej 2 vitesh burg për "korrupsion në zgjedhje" dhe "tregim të sekretit shtetëror".

Ndërsa i pandehuri i tretë i dosjes, Ahmet Masha, u dënua me 1 vit e 8 muaj biurg. Masha u fajësia për "tregim të sekretit shtetëror" dhe "përkrahje të autorit të krimit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos