Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, zbardhen dëshmitë në seancën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Nga Armand Bajrami
12 Maj 2026, 11:43 | Kronikë

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, zbardhen dëshmitë

Seanca në ngarkim të Kristian Shkrelit kreu i bashkisë Vau Dejës nën akuzë për korrupsion në zgjedhje po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve, shkruan A2CNN.   

Dëshmitari Anton Lumi këmbënguli se nuk e njeh kryebashkiakun dhe tregoi detyrat e tij si elektricist për linjat elektrike në fshatrat e Shkodrës.

Avokatja e Shkrelit tha se ky proces po bëhet qesharak sepse sipas saj kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë krim për sa kohë u ka ofruar mbështetje banorëve për nevojat e tyre ndërsa investimi është kryer nga OSHEE.

SPAK kundërshtoi dëshmitarin Anton Lumi. Dëshmitari ka dhënë tjetër deklaratë gjatë hetimit paraprak u shpreh prokurori Dritan Prençi.

Një tjetër dëshmitar i punësuar si elektricist pranë OSHEE tregoi se mbulonte si elektricist disa fshatra.

SPAK: A jeni ju në dijeni për ndonjë remont të këtyre linjave në fshatin Stajkë. Në maj 2026 kane qenë zgjedhjet, a mund ta lidhni nëse keni punuar para apo pas zgjedhjeve?

Dëshmitari: S’e mbaj mend hiç. Mua më çoi shefi im Jetmir Deda për të shtruar një kabull, tetori ka qenë fillimi i punës. Aty kishte dhe vendalinj dhe të OSHEE, kishte edhe elektricistë të tjerë.

SPAK: Ju çfarë pune do bënit?

Dëshmitari: Do shtrija kabull.

SPAK: Çfarë problematikash kishte kjo linjë?

Dëshmitari: Nuk e di, nuk kam dijeni.

Avokatët e kryebashkiakut: Kush ju urdhëroi juve të punoni për remont në fshatin Stajkë?

Dëshmitari: Jetmir Deda.

Av: Kjo është rutinë?

Dëshmitari: Po, po.

Av: Kristjan Shkrelin a e njeh?

Dëshmitari: As e njoh, as kam folur me të.

Av: Çfarë veprimesh keni bërë atë ditë?

Dëshmitari: Shtroj kabëll me këmbalec.

Av: OSHEE Rajoni Shkodër a disponon mjete të tilla me vinç, fadromë?

Dëshmitari: nuk e di, në qendër kam parë si këto mjete.

Av: Duke qenë se prokurori pyet a ka shtrirë apo jo kabllin, dhe ky proces u bë me shtrirje kablli, unë s’kam pyetje tjetër për dëshmitarin.

SPAK: Kërkoj kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë së dëshmitarit Klaudio Fusha, sepse ai ka deklaruar ndryshe gjatë hetimeve paraprake për mjetet. Ja lë në çmim gjykatës.

Edhe për këtë dëshmitar, SPAK kundërshton dëshminë në gjykatë të Gavocit, sepse ndryshe ka pohuar gjatë hetimeve paraprake.

Dëshmitari ka thënë gjatë hetimeve: “Më telefonoi drejtori im që të shkoja për shtyllat, pashë gropat e hapura dhe kujtoj se shtyllat vendoseshin me vinc dhe unë me fadromë bëja mbylljen e tyre”.

Gjykata shtyn procesin për kryebashkiakun Kristjan Shkreli dhe cakton datën 19 maj, ora 15:00.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos