Arrestohet kirurgu 72-vjeçar, pacientja 21-vjeçare e denoncoi për ngacmim seksual

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
11 Maj 2026, 19:04 | Kronikë

Policia e Korçës ka ndaluar mëngjesin e kësaj të hëne kirurgun 72-vjecar Nikollaq Nunka, në spitalin rajonal të Korçës, pasi ndaj tij ka bërë denoncim pacientja e operuar nga kirurgu, një 21-vjeçare që jetonte në Gjermani.

Sipas denoncimit tëvajzës, kirurgu e ka ngacmuar seksualisht gjatë kohës që e mjekonte pas operacionit që ka kryer për apandesitin.

Babai i vajzës tregon me shqetësim se si u vu në dijeni të këtij abuzimi të pretenduar nga vajza e tij.

Sakaq, policia ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi këtë rast apo pretendimet e kirurgut të moshuar që vijonte ende të punonte pranë spitalit rajonal të Korçës.

Sakaq, burime nga drejtoria e këtij të fundit kanë njoftuar pezullimin nga detyra të kirurgut Nikolla Nunka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos