Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Nga Edi Ruçi
11 Maj 2026, 20:13 | Kronikë

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku është gjetur e pajetë një 32-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte larguar nga banesa dhe familjarët, të shqetësuar për mungesën e saj, kishin nisur kërkimet në bashkëpunim me Policinë.

Pas disa orësh kërkime, 32-vjeçarja është gjetur e mbytur në det në zonën e Plazhit të Vjetër.

Nga të dhënat e para, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos