Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The pursuit”, duke arrestuar një 30-vjeçar të dyshuar për disa vepra penale.
Në pranga ka rënë Marius Xhepa, 30 vjeç, banues në Tiranë, me precedent penal për vjedhje. Hetimet kanë zbuluar se ai dyshohet si autor i djegies së dy automjeteve, më 17 mars 2025, në rrugën “Hamdi Cenojmeri”, në zonën e Kombinatit, në pronësi të shtetasit G. Xh., shkruan A2 CNN.
Gjithashtu, 30-vjeçari dyshohet se ka kryer katër vjedhje, në tre banesa dhe një automjet, duke marrë shuma parash dhe sende me vlerë, në zona të ndryshme të kryeqytetit gjatë muajve të fundit. (A2 Televizion)
