Korçë, plagosje me thikë në pazarin e vjetër

Nga Artin Halili
24 Prill 2026, 08:50 | Kronikë

Korçë, plagosje me thikë në pazarin e vjetër

Një plagosje me thikë ka ndodhur në pazarin e vjetër të Korçës. Të përfshirë në sherr janë dy pronarë lokalesh dhe 1 person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit, shkruan A2.

Pas kësaj, njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër. Nuk dihet ende arsyeja e sherrit, por të tre personat aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës.

Njëri prej të plagosurve ka një plagë nga thika, ndërsa dy personat e tjerë kanë mbetur të dëmtuar nga karriget e përdorura gjatë sherrit.

Pritet të merren deklaratat nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos