Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka analizuar profilin e Sadik Llanajt, autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi të hënën në Kamëz. Duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN Softa vë në dukje se kemi të bëjmë me një autor gjakftohtë. Po ashtu Softa vë në dukje se ai është i armatosur dhe paraqet rrezikshmëri të lartë.
“Autori i dyshuar sot është në kërkim. Janë vënë në dispozicion nga policia 10 mijë euro për të gjithë ata që kanë informacion dhe mund të ndihmojnë. I është bërë thirrje publikut për të patur kujdes për shkak të rrezikshmërisë së personit, i cili është i armatosur, dhe për shkak të profilit të tij. Përveç forcave të policisë janë edhe forcat RENEA për shkak të rrezikshmërisë së personit, në tentativë për të lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar. Personi është i armatosur dhe ka element të rrezikshmërisë së lartë. Mund të përdoren edhe antenat e telefonit celular që mund të tregojë trajektoren e lëvizjes dhe vendndodhjen. Në 2018 ka patur një arrestim për grabitje. Autori dhe viktima janë të të njëjtën zonë, njiheshin. Konflikti ka nisur për një kalçeto, ose jo. Fakti që ka ndodhur të nesërmen, ka një lloj gjakftohtësie dhe konflikti mund të jetë përtej asaj zënke", u shpreh Softa. (A2 Televizion)