
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte.
Në hyrje ajo nuk dha asnjë shpjegim për gazetarët pse kishte shkuar në SPAK.
Balluku tha se ishte paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte për të respektuar organet e drejtësisë.
“Kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim”, tha Balluku, përcjell A2 CNN.
“Si qytetare dhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, tek i cili jam shpresëplotë që do të jetë i bazuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi të gjitha mbi parimet e drejtësisë së pandryshueshme, tek e cila besoj”. (A2 Televizion)
 
                                           
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                   
 
						                    
						                    
						                   