Bie nga lartësia, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 12:00 | Kronikë

Bie nga lartësia, ndërron jetë 60-vjeçari në

Një 60-vjeçar në Korçë ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:35 në lagjen nr.15 të qytetit.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtyre rasteve.

Njoftimi i Policisë:

Korçë- Rreth orës 09:35, në lagjen nr. 15, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 5, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos