"Cllevio" mbërrin në GJKKO, do të dëshmojë për të akuzuarit e grupit të Laert Haxhiut

Nga Armand Bajrami
28 Maj 2026, 14:03 | Kronikë

"Cllevio" mbërrin në GJKKO, do të dëshmojë

Kleviol Ahmeti, reperi dhe tiktokeri i njohur si "Cllevio" mbërrin në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin ndaj të akuzuarve si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Dy javë më parë ishte Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut, reperit të njohur me emrin “Noizy”, që dëshmoi në procesin ndaj 9 të pandehurve, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Rajku tregoi mbi shpërthimin e një sasie tritoli në një biznes në pronësi të tij në Durrës, në qershor 2022, nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale.

"Cllevio" mbërrin në GJKKO, do të dëshmojë"Cllevio" mbërrin në GJKKO, do të dëshmojë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos