Ministri i Brendshëm: Do ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike, do bëjmë monitorim inteligjent

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 13:04 | Kronikë

Ministri i Brendshëm: Do ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin e të mërkurës, ku 13 persona u arrestuan dhe 4 të tjerë u lanë në arrest shtëpie, pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave. Ai shtoi se me projektin “Smart City” do të ndryshojë tërësisht siguria në shkolla, shkruan A2 CNN.

“Siguria e shkollave dhe mbrojtja e të rinjve është një prioritet absolut dhe një betejë që nuk do ta ndalim në asnjë moment. Përgëzime Policisë së Shtetit për 17 masat e ekzekutuara në Durrës dhe goditjen e një rrjeti kriminal që tentonte të shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave”, shkroi ministri në një postim në rrjetet sociale.

“Me projektin "Smart City", fillimisht në shkollat e Tiranës e më pas në të gjithë vendin, do të ndryshojmë tërësisht faqen e sigurisë në shkolla dhe në hapësirat publike përreth tyre, duke përdorur avantazhet teknologjike, monitorimin inteligjent dhe reagimin në kohë reale për çdo ngjarje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos