
Është zbardhur autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit Juxhin Hamajezi, e kryer më 26 maj në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes Klodian Kallo dhe 2 bashkëpunëtorët e tij Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani.
Po ashtu është gjendur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale, një automjet i cili është përdorur në vendngjarje.
“Menjëherë pas njoftimit së një shtetas ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, rreth mesnatës së datës 26.05.2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të rastit. Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikua autori i dyshuar i plagosjes për motive të dobëta, shtetasi K. K., 31 vjeç, si dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit Gj. Ll., 36 vjeç dhe L. M., 45 vjeç. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit. Shtetasi i plagosur, J. H., është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)