Dha shpjegime 3 orë në SPAK, shqyrtohet ankimi i Ajola Xoxa kundër vendimit të GJKKO

Nga Armand Bajrami
24 Dhjetor 2024, 09:16 | Kronikë

Dha shpjegime 3 orë në SPAK, shqyrtohet ankimi i Ajola Xoxa

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton sot ankimin e bërë nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, kundër vendimit të GJKKO për kontrollin personal të saj.

Një ditë më parë, Xoxa dha shpjegime për gati 3 orë në SPAK për llogari të një hetimi për "korrupsion" të nisur nga kjo strukturë, shkruan A2.

Pak ditë më parë, GJKKO refuzoi kërkesën e saj dhe vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, për t'ju kthyer sendet e sekuestruara nga SPAK gjatë kontrollit personal dhe disa ambienteve në pronësi të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos