Dosja “Partizani”, dështon seanca dhe marrja e dëshmisë së Ylli Pangos

Nga A2 CNN
20 Maj 2026, 19:12 | Kronikë

Dosja “Partizani”, dështon seanca dhe marrja e

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për më 8 qershor seancën e së mërkurës së dosjes "Partizani", ku të pandehur janë edhe ish-kryeministri, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Shkak i dështimit të seancës u bë mungesa e të pandehurit Fatmir Bektashi dhe të avokatit të tij, Sokol Hazizaj.

Shtyrja e seancës dështoi edhe marrjen e dëshmisë së ish-ministrit i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Violeta Shqevit, të cilët ishin prezentë në sallë. Gjykata vendosi të njoftojë disa dëshmitarë të kërkuar nga SPAK për seancën e radhë, mes të cilëve ish-ministri i Ekonomisë, Genci Ruli, si edhe ish-presidenti i “Partizanit”, Paro Laçi. 

Dëshmitari Pango i tha gjykatës se nuk mund të paraqitej në seancën e radhës për shkak të një udhëtimi jashtë vendit. Procesi ndaj të pandehurve të dosjes “Partizani” ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarë vetë kërkuar nga SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos