Gjykata Kushtetuese e mbylli pa një vendim përfundimtar të mërkurën seancën e shqyrtimit të kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirim nga paraburgimi. Në Kushtetuese Veliaj kërkoi shfuqizimin e vendimeve të tre shkallëve të gjyqësorit për lënien e tij në "arrest në burg", shkruan A2. Shqyrtimi i ankimit u bë pa praninë e palëve, por vetëm mbi bazën e dokumenteve, pretendimeve të depozituara me shkrim në gjykatë.
Në përfundim të një mbledhjeje që zgjati gati 2 ore, anëtarët e Kushtetueses u tërhoqën për vendim, që pritet të shpallet brenda një afati 30 ditor.
Në Gjykatën Kushtetuese kryebashkiaku i izoluar prej shkurtit 2025 pretendoi se i është cenuar liria individuale dhe se, duke qenë kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është e dyfishtë pasi nuk mund të ushtrojë detyrën. Po sipas tij, masa nuk është proporcionale, gjykatat e tre shkallëve nuk kanë analizuar ai duhet kriteret e vendosjes së masës së sigurimit dhe se i janë cenuar të drejtat e një procesi të rregullt ligjor.
Përkundër këtij qëndrimi, SPAK pretendon në Kushtetuese se gjykatat më të ulëta kanë vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe se masa është proporcionale.
Sipas Strukturës së Posaçme, duke qenë në detyrë, Veliaj mund të dikojë tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë. Për SPAK, vendimet gjyqësore ndaj masës së sigurisë së Veliajt, janë konform Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe të Kushtetutës. (A2 Televizion)